Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është shprehur se ndonëse nuk ka fituar filmi kosovar “Shok” në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve Oscar është shprehur se është ndjerë krenar.
“Dua të ndajë ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore.“Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës” ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Klan Kosova.