Lajmet e fundit

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në shenjë solidarizimi pas vendimit të Gjykatës franceze për shtyrje të vendimit për Liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deri më 6 prill.
Kërkesën për shtyrje të kësaj seance e paraqiti shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajazit, propozim i cili gjeti mbështetje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ndërsa, para këtij vendimi të Pajazitit salla e Kuvendit u zbraz nga deputetët e opozitës në shenjë revolte ndaj drejtësisë franceze për veprimet e saj karshi ish-kryeministrit Haradinaj.
Kjo seancë e ndërprerë do të vazhdojë të hënën prej orës 10:00, kështu i ka njoftuar deputetët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.