Lajmet e fundit

Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës ka thënë se riformatizimi i qeverisë do të ndodhë si pasojë e performancës që do të bëhet.
"Performanca do të jetë në mënyrë të përhershme e jo si akt i veçantë" , ka thënë Mustafa.
Ai këto komente i ka bërë gjatë përurimit të renovimit të SHFMU "Xheladin Gashi - Plaku" në Komoran, njofton Klan Kosova.
Në këtë përurim ku shkollës i është ndryshuar komplet inventari të pranishëm ishin ministri i Arsmit, Arsim Bajrami bashkë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Projekti i renovimi gjeneral te këtij institiuciooni i ka kushtuar rreth 270 mije euro, ndërsa aktualisht në këtë shkollë vijojnë mësimin 650 nxënës dhe të angazhuar janë 44 mësimdhënës.