Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, të shtunën mori pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në Istog, me ç’rast shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë aktivitet, transmeton Klan Kosova.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe të ruhen artizanatet tona tradicionale në mënyrë që vendi të ecë përpara.
“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog.
Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara", shkroi ai.