Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përmendur disa nga të arriturat që sipas tij ka arritur Qeveria që ai e drejton në vitin 2015.
Mustafa ka thënë se është arritur se “pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;
integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile; përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës”.
Sipas tij, janë arritur reforma të rëndësishme në administratën publike, është përmirësuar financimi dhe infrastruktura fizike e prokurorisë dhe gjyqësorit e të të tjera.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të kryeministrit Isa Mustafa në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
Me respekt po ju informoj se këto janë disa nga të arriturat e Qeverisë që unë e drejtoj, në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit:
- Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;
- Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile;
- Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;
- Reformat e rëndësishme në administratën publike.
- Përmirësimi i financimit dhe infrastrukturës fizike të prokurorisë dhe gjyqësorit ;
- Punë e vlerësuar lart e Policisë së Kosovës në menaxhimin e të gjitha situatave;
- Qeveria ka qartësuar qëndrimin e saj se nuk do të lejojë në asnjë rast që njerëzit e lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar të jenë pjesë të saj ose të organeve që ajo i emëron. Është bërë ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, kompletimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndryshimet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, përgatitja e platformës për fillimin e prokurimit elektronik nga viti 2016, suspendimi i shërbyesve civil ndaj të cilëve ishin ngritë aktakuza;
- Për herë të parë Agjencia Kosovar e Privatizimit bëri transparente rastet e uzurpimeve të pronave shoqërore. Po bëhen transparente edhe rastet e privatizimeve.
- Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund tu shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit;
- Kuvendi, me propozim të Qeverisë, aprovoi Ligjin, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve tanë në konflikte të jashtme.
- Qeveria aprovoi strategjinë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që qon në terrorizëm;
- Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkangjitjes në konflikte të jashtme.