Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa në takim me ekipin e filmit “Shok”, u premtoi atyre që do ta rris buxhetin për kinematografinë kosovare, njofton Klan Kosova.
Kjo sepse, sipas tij pas pjesëmarrjes së filmit “Shok” në Oscar, filmbërësit kosovarë kanë krijuar një sërë kontaktesh me organizata të ndryshme dhe kompani filmike që në të ardhmen mund t’i ndihmojnë filmit kosovar.
Kurse Drejtori i Qendrës Kinomatografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë se takimi me kryeministrin ishte produktiv ndërsa tha se filmi dhe loja e aktorëve kosovarë me të vërtetë e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze.