Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka vizituar sot Komunën e Hanit të Elezit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Rufki Suma, dhe më pas ka vizituar Fabrikën Sharr Cem.
Gjatë takimit ai dhe Suma kanë diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Hani i Elezit si dhe për projektet konkrete me të cilat Qeveria mund të ndihmojë qytetarët e kësaj komune.
“Ne po dalim në terren dhe pastaj po i kuptojmë shumë probleme të cilat ne duhet t’i zgjidhim për qytetarët, e të cilat komunat nuk kanë pasur përkrahje të mjaftueshme dhe nuk kanë kapacitete buxhetore dhe kapacitete materiale që ato t’i zgjidhin"
"Është problemi i ujit që është stërzgjatur këtu dhe më tepër ka të bëjë me organizimin dhe marrjen e përgjegjësive, se sa me investimin material. Po ashtu edhe çështja e grumbullimit të mbeturinave dhe menaxhimit të mbeturinave ka mbet si çështje e pezulluar në nivel regjional dhe në nivel lokal, mirëpo pësojnë qytetarët e kësaj Komune”, tha kryeministri.
Ai poashtu, është zotuar se do të ndihmoj këtë komunë si dhe komunat tjera të vogla, gjatë rishikimit të buxhetit, transmeton Klan Kosova.