Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se edhe Kosova sikurse vendet e tjera janë të rrezikuara nga radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi.
Mirëpo, sipas tij policia e Kosovës është treguar e suksesshme në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës si dhe luftimin e këtyre dukurive.
Shefi i qeverisë kosovare këto komente i bëri me rastin e shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.