Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë sot gjatë ceremonisë zyrtare për promovimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, se ata janë një nga policitë më kredibile në gjithë rajonin.
“Policia është populli, e populli është Policia. Siguria e shtetit është siguria e familjeve, e qytetarëve, në investim, në shkollë në ngritjen e një familje të shëndoshë në gjithë Kosovën”.
“Urova zyrtarët policor që u graduan me shpresë se do ta shfrytëzojnë sa më mirë në ruajtjen e sigurisë së përgjithëshme në vend”, shkruan Mustafa.