Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, ka kujtuar tetëmbëdhjetë vjetorin e kidnapimit dhe ekzekutimit të avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, në shenjë hakmarrjeje për nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, transmeton Klan Kosova.
Mustafa ka shkruar se avokati Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë,kjo ishte arsyeja pse ishte ai cak i regjimit kriminal serb.