Lajmet e fundit
Edhe kryeministri i Kosoëvs Isa Mustafa e përkrah aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”. Në Facebook-un e tij ai e ka postuar një shkrim ku bën thirrje që të pastrohet shteti.

Postimi i Mustafës në Facebook:
Qytetarë të nderuar,
Nesër Kosova meriton të duket më e pastër, më e rregulluar. Rrugët, trotuaret, deponitë ilegale të mbeturinave, janë hapësira tona. Ato pasqyrojnë kujdesin tone; kulturën dhe edukatën tonë. Të mos bëjmë asgjë më shumë, veç të pastrojmë ambientet publike, ashtu si e mbajmë shtëpinë tonë. Të organizohemi të gjithë, të përkrahim aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”.