Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka konfirmuar se Qeveria ka bërë punë të mirë në ruajtjen e shtetësisë së Kosovës dhe sipas tij Qeveria ka nënshkruar marrëveshje që nuk parasheh nivel të tretë të pushtetit.
"Qeveria i çmon udhëzimet e dhëna nga Kushtetuesja. Gjithçka për Asociacionin do të bëhet sipas ligjit"
Kreu i ekzekutivit gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë e ka ftuar tërë spektrin politik që ta respektojnë vendimin e Kushtetueses.
"Qeveria konsideron se është jetike tash të kthehet debati në Kuvend. Pas kësaj s`ka arsye për protesta në rrugë, e as bllokadë në Kuvend", ka shtuar Mustafa, njofton Klan Kosova.