Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se do të jetë i hendikepuar në takimin e së martës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi që Kosova nuk arriti të votojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do t’i hapnin rrugë Gjykatës Speciale.
“Hendikepi është gjithsesi prezent”, ka thënë Mustafa në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
“Është menduar se Kuvendi i Kosovës do të vendos për Gjykatën Speciale dhe do ta marrë përgjegjësinë për këtë”.
Mustafa tha se votimi pro Speciales, nuk nënkuptonte prekje të sovranitetit, përderisa mosvotimi mund të përkthehet ashtu.
“Ne do të votonim duke e ruajtur sovranitetin jo duke heqë dorë nga sovraniteti”
“Ne heqim dorë nëse nuk tjetër kush merr vendim në emrin tonë”, deklaroi Mustafa.