Lajmet e fundit

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa do të dalë para dy interpelancave.
E para është e thirrur nga deputeti Visar Ymeri që ka të bëjë me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës dhe që është nënshkruar nga shtatë deputetë.
Kurse interpelanca tjetër e thirru po ashtu nga një deputet i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi lidhur me situatën aktuale politike të pjesës veriore të vendit. Kjo është e nënshkruar nga dhjetë deputet, transmeton Klan Kosova.
Këto janë pikat 4 dhe 5 të rendit të ditës, kurse pas tyre është pika për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.