Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar opinionin e profesorit të së drejtës ndërkombëtare Marc Weller lidhur me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Weller, besoj kurr ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016”, ka shkruar Mustafa.
“Nuk më dhimbset shumë profesori Weller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane.”
“Veç edhe Marc Welleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.
Argumente shkencore, se s’ka mahi!”, ka përfunduar Mustafa postimin në llogarinë e tij në Facebook.