Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar për Klan Kosovën se tani pas këtyre sukseseve që korri Kosova, si anëtarësimi në UEFA dhe rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, opozita do të duhej t’u rikthehej institucioneve të vendit, edhe pse sipas tij nuk i takon të flasë në emër të tyre.
Ai po ashtu shtoi se tani nuk është koha për të bërë fushatë, sipas tij ashtu siç po bëjnë opozitarët, dhe se e konsideron që me thirrjet për protesta ata janë duke bërë fushatë elektorale. Por Mustafa deklaroi se për këtë ka kohë dhe se tani nuk është momenti për një gjë të tillë.