Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kriza është duke i tejkaluar dimensionet e kuvendit.
Ai ka thënë se po shkatërrohet prona publike dhe këtë nuk ka të drejt ta bëjë askush.
“Edhe Asociacioni por edhe Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi janë punë që kanë zgjidhje”.
“Nuk mbrohet sistemi kushtetues duke e rrënuar kushtetutën”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se jemi për dialog, të flasim me argumente për secilën çështje dhe nëse del se këtu janë bërë gabime atëherë secili do të përgjigjet për veprimet e veta.
Mustafa ka thënë se opozita duhet të tregojë se cili është problemi i tyre.
Ai ka thënë se me veprime të tilla po sulmohet shtetësia e Kosovës, dhe për këtë do të jemi përgjegjës vet ne, nuk do të jenë ndërkombëtarët nuk do të jetë UNMIKU, njofton Klan Kosova.