Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa ka numëruar disa nga vendimet më të mëdha, që qeveria e drejtuar nga ai i ka arritur pas marrjes së pushtetit, njofton Klan Kosova.
Në profilin e tij në Facebook, shefi i legjislativit ka shkruar se qeveria e koalicionit PDK-LDK, është qeveri e vendimeve të mëdha.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
“Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha:
- Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi,
- Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon,
- Rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale,
- Finalizuam MSA-në,
- Morëm rekomandimi për liberalizimin e vizave,
- Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA,
- Rritëm përkrahjen për komunat ....
Deçani konfirmon rezultatet ((nga shënimi i 26 vjetorit të LDK-së në Deçan).”