21.03.2016 · përditësuar para 3785 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk e ka kërcënuar gazetarin e Insajderi.com, Vehbi Kajtazin, dhe nuk do ta kërcënojë askënd asnjëherë, sepse “jam për media të lira”, njofton Klan Kosova.
“As s’iu kam kërcënuar askujt as nuk do t’i kërcënohem, mediat e kanë lirinë e tyre nuk është puna ime të përzihem aty”, ka thënë Mustafa.
Ai këto komete i ka bërë duke folur në përurimin e sistemit të ri të doganës që mundëson proceduar të shkurtuar të eksportit.
Dje gazetari Kajtazi ka publikuar një shkrim në portalin Insajderi.com, duke thënë se është kërcënuar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pasi që kishte publikuar një lajmë për vëllanë e Mustafës, i cili për arsye shëndetësore kishte udhëtuar për në Europë, përmes rrugëve ilegale, për të kërkuar azil.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.