Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannieri.
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e deritashëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në vijim.
Mustafa poashtu ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese dhe zhvillim të mëtejmë ekonomik.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannieri, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe të arriturat e deritashme të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ai poashtu ka ofruar përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset demokratizuese në Kosovë.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe çështje tjera që lidhen me proceset dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.