Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit po qëndron për vizitë në Komunën e Vushtrrisë me ç`rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bajram Mulaku.
Kreu i ekzekutivit në këtë vizitë po shoqërohet nga ministrat e kabinetit të tij si Avdullah Hoti, ministër I Financave, Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, si dhe Memli Krasniqi i Bujqësisë, njofton Klan Kosova.
Me të përfunduar vizitën në këtë komunë, Mustafa do tëqëndrojë në fabrikën "Caio Berto", kompaninë "Pestova" si dhe do të vazhdojë vizitën në një komunë tjetër, në atë të Obiliqit.