Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit Isak Mustafa.
Mustafa ka shkruar se i ndjeri do të mbetet thellë në kujtimet e tij për kohën sa ishte student, por edhe sa ishte asistent i tij, njofton Klan Kosova.
Më poshtë postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Me dhembje te thellë kuptova lajmin se sot u nda nga jeta prof. dr. Isak Mustafa.
Prof. Isaku më mbetet në kujtim të thellë si profesor i përkushtuar i ekonomisë sa isha student në Fakultetin Ekonomik; një kohë asistent i tij, një mbështetës i fuqishëm i shumē kuadrove që dolën nga ky fakultet, punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare.
Familjes Mustafa, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prof. Isakut u shpreh ngushëllime të thella.