Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit, e cila humbi dy djemtë e saj Muhametin 8 vjeç dhe Mendimin 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad, derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.
"Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.
Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë".
"Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira. Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës", thuhet në telegramin e tij, transmeton Klan Kosova.