Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel.
Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.
“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur Mustafa.
Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.
Qeveria e Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e të parit të ekzekutivit kosovar, transmeton Klan Kosova.