Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.
Mustafa nga aty ka thënë se sot festohet dita e sakrificës dhe solidaritetit, duke shtuar se si vlera njerëzore duhet kultivuar ato.
“Vlerësojmë lart rolin e Bashkësisë Islame.”
“Jam i lumtur që për çdo bajram ne po festojmë në një gjendje të mirë”, ka thënë Mustafa në selinë e BIK.
Ai ka shtuar më tej se të gjithë bashkë duhet të punojmë për të mirën e venit.
"Sot, ne festojmë një ditë që e mendojmë si ditë të sakrificës, si ditë të vetëmohimit, si ditë të përkushtimit, të solidaritetit, e cila përfaqëson vlerat për të cilat kemi nevojë ne në Kosovë dhe të gjithë shqiptarët, që t’i kultivojmë ndërmjet veti, t’i kultivojmë edhe me të tjerët.
"Ne vlerësojmë lartë sjelljen e njerëzve, vlerësojmë lartë rolin e Bashkësisë Islame në edukimin, por edhe në përkrahjen e të gjitha proceseve progresive të cilat po i zhvillojmë dhe dëshirojmë t’i zhvillojmë në Kosovë."
"Unë jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike dhe dëshiroj që të punojmë bashkërisht në mënyrë që njerëzit të ndihen mirë, dhe që bashkërisht t’i qojmë këto procese përpara", ka thënë Mustafa.