Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi se ai që ka argumente për humbje të tokës në kufirin me Malin e Zi ta deklarojë.
Ai tha se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është aty ku është caktuar nga Komisioni shtetëror për përcaktimin e kufirit, e gjithashtu edhe kur është njohur Kosova shtet i pavarur.
Mustafa është shprehur se në Kuvend mund të deklarohet dikush se nëse është falë 8 mijë hektar tokë.
Sepse kjo çështje sipas tij mandej është vepër penale.
Ai tha se ata nuk kanë ndryshuar asgjë në kufij, por është i njëjti territor që SHBA-të kanë pranuar si shtet të pavarur.
Kryeministri në një intervistë për emisionin "Info 3" në RTK tha se me mosratifikimin e demarkacionit Kosova humb më shumë se liberalizimin e vizave.
"Demarkacioni do të ndodhë o tash, o më vonë, por mund të mbetemi pa viza nëse vonohemi".
Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai tha se ajo është si një një OJQ, e cila nuk mund të merr vendime shtetërore.
Një gjë të tillë sipas tij, e ka konfirmuar edhe Kushtetuesja.
Ai tha se sa i përket funksionimit të koalicionit së bashku do të mundohen të punojnë sa të munden në të mirë të qytetarëve. Sa i përket privatizimit të tokave ai tha se ka individ që kanë shkelë ligjin, por kjo nuk është punë e PDK-së dhe LDK-së.
Mustafa tha se me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli kanë diskutuar edhe për ndryshimet në qeveri, për zvogëlimin e ministrive, që pritet të bëhet këtë verë në mënyrë të funksionalizohen në vjeshtë.