Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka njoftuar se gjatë samitit të Vjenës kryeministri Isa Mustafa do të prezantojë progresin që po arrihet në vendin tonë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.
Abrashi në një postim në Facebook ka shkruar se në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim janë të pranishëm edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Ëerner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera evropiane, të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare, transmeton Klan Kosova.