Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në një takim përshëndetës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.
Mustafa e falënderoi atë për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Nga ana e saj, Papadopoulou falënderoi kreun e LDK-së gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional./klankosova.tv/.