Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së deputetit, Ramiz Kelmendi, për të marrë pjesë në një takim të liderëve politikë, që të bisedohet për Demarkacionin, në shtëpinë e Kelmendit.
Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, Kelmendi ka deklaruar për KALLXO.com, se ka marrë përgjigje pozitive nga Mustafa, kur pa biseduar privatisht me të.
“Përgjigja e tij(Kryeministrit) ishte një po, por meqenëse ishte një kohë e vonshme e këtij takimi mbet që gjatë ditës së nesërme të informohet mbi agjendën që ka Kryeministri dhe sigurisht që do konsultohet me partnerin e koalicionit në mënyrë që kjo të shkojë si komplet,” ka deklaruar Kelmendi.
Ndërsa Mustafa ka thënë, po për KALLXO.com se është i interesuar të marrë pjesë nëpër takime ku ulen tensionet e krijuara.
“Tash jam i interesuar të marr pjesë në çdo takim i cili do t’i kontribuonte që ne t’i ulim tensionet”.
Përveç Mustafës që ende nuk është i sigurt, Kelmendit pozitivisht i janë përgjigjur, liderët nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.