Lajmet e fundit

Sapo ka përfunduar takimi në mes të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.
Mustafa i cili morri pjesë në këtë takim në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas përfundimit të takimit ka thënë se në Kosovë nuk ka krizë institucionale dhe se presin që opozita të përdorë legjitimetin përmes institucioneve për t`i shprehur brengat e tyre.
Njëjtë u shpreh edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi duke thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura do të zbatohen.
Mustafa dhe Thaçi nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, njofton Klan Kosova.