Lajmet e fundit

Ne 17 vjetorin e Betejës së Koshares, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këtë ngjarje e ka cilësuar si një nga fitoret më të rëndësishme të lufës së fundit në Kosovë.
Ai tutje tha se në Koshare u ndal padrejtësia shekullore. Teksa tha se duhet të ndihemi krenar me heronjtë e Kosharës, Mustafa pohoi se atyre ua kemi borxh të punojmë për të arritur qëllimet e tyre, për integrim në institucionet euroatlantike.
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pa këtë betejë, lufta e UÇK-së nuk do të ishte e plotë, dhe nuk do të vinte kjo ditë. Sipas tij kjo betejë i dha kulmin luftës për liri.
E ish luftëtari i kësaj beteje, Ragip Sadiku, tha se beteja nuk ishte e rastësishme, por një projekt i idejuar mirë.
Ndërsa, kryetari i Tropojës, Besnik Dushaj, këtë ngjarje e cilësoi si nisje të bashkimit kombëtar.
E në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i falënderoi Arbër Morina.