Lajmet e fundit

Në një konferencë për shtyp në Prishtinë, kryeministri Isa Mustafa ka folur për efektet e MSA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës që sipas tij do të përfitojë shumë.
“Përfitimet e MSA-së në fushën e ekonomisë do të jenë të mëdha, liberalizimi i tregut, hapja e tregut që Kosova produktet e veta do t’i shesë në 28 vende që është një mundësi e mrekullueshme”
“Dy objektiva: qasje në treg të madh që nënkupton rritjen e cilësisë së produkteve dhe konkurrencës”
“Kjo do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve direkte, do të kemi përparësi”
Ai gjithashtu tha se Kosova duhet të përshtatet karshi vendeve të BE-së sa i përket politikave fiskale por sipas tij përftimet fiskale do të jenë shumë më të madhe dhe do ta rrisin produktin bruto në vit.