Lajmet e fundit

Kryeministri, Isa Mustafa, gjatë një takimi që pati sot në Prishtinë me kongresmenin amerikan, Dana Rohrabacher, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane , Tracey Ann Jacobson , shprehu mirënjohjen e popullit dhe të qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Kosovën në të gjitha fushat.
Nga ana tjetër, kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme për vendin tonë.
Kongresmeni amerikan u interesua edhe për progresin në zhvillimin ekonomik, në fushën e energjetikës si dhe në shëndetësi.
Mustafa dhe Rohrabacher biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve.
Në këtë kontekst, numri një i qeverisë ka shprehur përkushtimin e plotë për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.