Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta, të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.
Në telegram shkruhet se Mustafa në emrin e tij personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, zv/ministrit Nehat Ramadani".
"Nehat Ramadani ishte profesionist, punëtor dhe njeri i urtë e me virtyte të larta njerëzore, që me punë dhe përkushtim kreu detyrën e tij në shërbim të vendit dhe institucioneve tona. Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Ramadani, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, shkruhet në telegram.