Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, njihen si rival të fortë politik, të cilët shpesh edhe e kanë ofenduar njëri tjetrin.
Por të premten shefi aktual i Qeverisë, la prapa krejt këto dhe i doli në mbrojtje ish-Kryeministrit Haradinaj, i cili është ndaluar të mërkurën nga autoritetet në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë.
Pos kësaj, Isa Mustafa, paralajmëroi Beogradin se Prishtina zyrtare do të zbatojë masa reciprociteti nëse Serbia vazhdon me fletarreste, që Kryeministri kosovar i quajti armiqësore e politike, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.