Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të mbledhë sërish nesër deputetët e partisë së tij.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se kjo mbledhje pritet që nesër të mbahet në orën 11:00 derisa në këtë takim të Mustafës dhe anëtarëve të partisë së tij, sipas të njëjtave burime do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Në ndërkohë që Mustafa edhe sot kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë së tij, mbledhje kjo e cila është mbajtur pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë ku pritej të procedohej në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Mustafa pas kësaj mbledhje nuk ka dashur të flasë për mediat duke u larguar nga selia e LDK-së, pa thënë asnjë fjalë se çfarë u diskutua dhe pse e thirri këtë mbledhje.