07.08.2016 · përditësuar para 3646 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës iu ka gëzuar shumë fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio2016.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se njëjtë si Majlinda, e artë është edhe Kosova.
“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë”, shkruan Mustafa.
“Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim”.
“T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.