Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një telegrami i ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Kurban Bajramit.
Në urimin e tij kryeministri ka kërkuar nga qytetarët që bashkërisht t’i zgjidhin problemet e Kosovës dhe të ndihmojnë në mirëqenien e zhvillimin e saj.
“Uroj që edhe kjo festë të jetë festë e unitetit, e arsyes, që ne bashkërisht të zgjidhim problemet e këtij vendi, ta ndërtojmë Kosovën vend të mirëqenies, vend të zhvillimit dhe vend ku çdo qytetar do ta ndjente veten mirë”.
“Dëshiroj që të gjithë njerëzit në Kosovë dhe më gjerë, ta ndjejnë veten mirë në këtë festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin, tolerancën dhe besimin”