Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse.
Sipas Mustafës, partia që ai e drejton ka hyrë në zgjedhje që të qeverisë vendin në mandat të plotë.
Mustafa ka folur edhe për bisedat që janë duke zhvilluar me Vetëvendosjen për mundësinë e formimit të qeverisë.
Ndonëse pranon se janë në bisedime intensive ai ka thënë e ende nuk kanë biseduar si do të veprohet për çështjet e mëdha, siç është demarkacioni, raporton EkonomiaOnline.
“Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet t’i kapërcejmë dhe cilat janë çështje penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrej se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, demarkacionin, dialogun me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që janë po ashtu tema të mëdha të cilat nuk presin, edhe në qoftë se presim ne nuk na presin të tjerët”.
“Prandaj unë pres që këto ditë të hapen këto çështje të diskutohen dhe në qoftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema e bëjmë në qoftë se jo atëherë e mbajmë pozicionin tonë që ne të rrimë në opozitë”, tha Mustafa.