Lajmet e fundit

Kryeminsitri Isa Mustafa të enjten shkoi në Ferizaj për të vizituar një fabrikë. Por, atje foli për dy çështje të rëndësishme për vendin, njofton Klan Kosova.
Ai tregoi se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim rreth marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe se do të ketë riformatim të qeverisë.
Shefi i qeverisë konsideron se kundërshtarët e kësaj ujdie nuk kanë arsye të mos e votojnë atë në në seancën e Kuvendit të Kosovës më 1 shtator.
Ndërkaq, kundërshtimet e opozitës ai i cilësoi si teka të pabaza.
Kronikë nga Merita Neziri