Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit , Isa Mustafa,gjatën jë takimi që pati sot me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Yalçin Topçu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë ka thënë se . vhvillimi i kulturës dhe turizmit, janë pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka shtuar se ekzekutivi është i fokusuar për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe për fuqizimin e këtyre dy segmenteve të rëndësishme për shoqërinë kosovare”
Numri një i Qeverisë vlerësoi lartë përkrahjen e Turqisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e ekzekutivit për thellimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në ekonomi, turizëm dhe kulturë.
Mustafa foli me me mysafirin edhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, si dhe për anëtarësim në UNESCO, sepse sipas tij Kosova ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate, siç janë kultura, arsimi e shkenca.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Yalçin Topçu, e vlerësoi Kosovë.
Topçu, poashtu, shprehu përkushtimin e Turqisë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen e gjithanshme të Turqisë për Kosovën, transmeton Klan Kosova.