Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka qenë historikisht rajon i diversitetit etnik, i diversitetit fetar dhe shoqëror dhe se është një shtet i ri, por me një kulturë të vjetër.
“Ne ekzistojmë tash e 8 vjet si Republikë parlamentare, por para më se 2 mijë vjetësh mu këndej është shpërndarë krishterimi. Këtu ndodhi edhe ndarja e dy kishave, lindore ortodokse dhe asaj perëndimore katolike"
" Këtu është shpërndarë islami para mbi 600 vjetësh, fillimisht nëpërmjet mistikëve sufi, e më vonë edhe nëpërmjet Perandorisë Osmane që sundoi gjatë në këto treva. Këtu ne kemi po ashtu bashkësi të vogla si protestantë, hebrenjë, bektashinjë dhe tarikate tjera. Prandaj të gjithë e përbëjnë një mozaik të pasur të besimeve dhe mozaik etnik në Kosovë”, tha ai.
Këto deklarata ai i bëri në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare, që po mbahet në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.