Lajmet e fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti në takim Hervé Ladsous, nën-sekretar gjeneral për Operacione Paqeruajtëse i Kombeve të Bashkuara, me të cilin bisedoi për situatën politike në Kosovë dhe rajon.

Mustafa e informoi Ladsous për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për sundimin e rendit dhe ligjit, për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuardhe proceset integruese euroatlantike.
"Qeveria e Kosovës është pjesë e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe për luftimin e këtyre dukurive negative ka hartuar strategji", tha Kryeministri Mustafa.
Poashtu kryeministri shprehu gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës por edhe në UNESCO.
Me këtë rast kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ndërtimin e raporteve korrekte më të gjitha shtetet e rajonit përfshirë këtu edhe Serbinë, në shërbim të fqinjësisë së mirë, si parakusht për integrimet euroatlantike.
Hervé Ladsous vlerësoi progresin që ka arritur Kosova në këtë periudhë në ekonomi, në ligje dhe në dialog me Serbinë në shërbimtë një të ardhmeje më të mirë për popujt e të dy shteteve.