Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBT, Randy W. Berry ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të krijuar një shoqëri ku të drejtat e njeriut respektohen dhe mundtësitë janë të barabarta për të gjithë.
Sipas Mustafës Kosova mishëron parimet më universale të të drejtave të njeriut në dokumentin themeltar, Kushtetutën e saj.
Për të garantuar të drejtat e të gjitha grupeve, por veçanërisht të komunitetit LGBT, ka shtuar kryeministri, në dhjetor të vitit 2013 është themeluar Grupi Këshillëdhënës dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit LGBT.
Nga ana e tij i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBTI, Randy W. Berry, ka vlerësuar progresin në Kosovë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për respektimin e plotë të të drejtave të secilit individ në Kosovë.
Ai poashtu ka çmuar punën e Qeverisë së Kosovës në adresimin e çdo forme diskriminimi ndaj çdo grupi shoqëror, duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë Amerikane për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme që çdo komunitet në shoqërinë kosovare, të realizojë lirshëm të drejtat e tij.