Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të ë Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë takimit, shefi i Qeverisë falënderoi Italinë për përkrahjen që po jep në vazhdimësi për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset eurointegruese dhe zhvillimin ekonomik.
Poashtu Mustafa shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe reformat e shumanshme që lidhen me zhvillimin e shtetit”, tha kryeministri Mustafa, duke e njoftuar ambasadorin italian edhe për zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë.
Nga ana tjetër, diplomati italian, Piero Cristoforo Sardi, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.
Sardi, po ashtu, theksoi përkushtimin e Italisë për bashkëpunim bilateral me Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për organizimin e samitit të radhës të Ëestern Balkans 6, që vitin e ardhshëm mbahet në Itali, transmeton Klan Kosova.