18.09.2016 · përditësuar para 3604 dite1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kisha ortodokse në Kampusin Universitar nuk duhet të rrënohet, sepse ajo është dëshmi e projektit të dhunës sistematike shtetërore në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë, njofton Klan Kosova.
“Kisha nuk ka nevojë të rrënohet! Duhet të mbetet dëshmi e një kohe aparteidi e ndërtuar si pjesë e projektit të dhunës sistematike shtetërore, në kundërshtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore të Prishtinës dhe Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Ndaj duhet të mbetet ashtu siç është, një dëshmi e asaj kohe të vështirë. Megjithatë duhet të pengohet tendenca ( e një dore të zgjatur të Serbisë) për ta legalizuar dhe futur në përdorim pasi që në kampusin universitar nuk ka objekte as të feve të tjera e diçka e tillë nuk është në planet zhvillimore e urbanistike”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.