Lajmet e fundit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor hetim për votat e pavlefshme.
"Pak me pak se 10% vota të pavlefshme mund ta deformojnë rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve", ka shkruar ai në Facebook.
Lexoni postimin e tij të plotë:
HETIM PER VOTAT E PAVLEFSHME
Kerkoj publikisht nga KQZ dhe DnV qe te bejne nje auditim detal dhe profesional ( qe mund te kosntatoje edhe fabrikimin eventual) dhe te sqaroje burimin dhe shkaqet se pse kemi nje numer kaq te madh votash te pavlefshme. Pak me pak se 10% vota te pavlefshme mund ta deformojne rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve. Duhet te konstatohet sa vojon :
(1) Cilat jane shkaqet qe kane bere te shpallen kaq shume vota te pavlefshme, cilat jane gabimet teknike dhe cila eshte natyra e tyre?
(2) A ka mundur qe gjate numrimit te votave te shtohet numri i votave te pavlefshme dhe si ka qene kjo eventualisht e mundur ?
(3) Cila apo cilat Koalicionie/ Parti ose eventualisht kandidate
per deputete kane qene me te demtuar me kete numer kaq te madh te votave te pavlefshme?
(4) A eshte proporcionale shtrirja gjeografike e votave te pavlefshme apo kemi nje koncentrim me te madh te ketyre votave ne rajone ?
Kete postim po e baj ketu ne forme te fteses publike, por ftoj te gjithe koleget e mije kandidate qe kete ta bejeme edhe zyratrisht. Kete mund ta beje edhe DnV. Aq me pare kur kjo organizate ende nuk e ka sqaruar kete fenomen.