Lajmet e fundit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për debatin e fundit Kosovë-Shqipëri.
Ai ka thënë se kemi dy flamuj, flamurin e shtetit me hartën e Kosovës në fushën e kaltër me gjashtë yje dhe atë kombëtar me shqiponjën dy krenare në fushën e kuqe, transmeton Klan Kosova.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Kemi dy flamuj:
Flamurin e shtetit me harten e Kosovës në fushën e kaltër me gjashtë yje dhe flamurin kombetar me shqiponjën dy krenare në fushën e kuqe.
Nuk ka dilemë se disa nga publicistë dhe analistë me te kaluar opurtuniste, po na ndihmojne duke hapur debate të rangut kombetar, qe te jemi te vemendshem nga deformimet, nga pakujdesia apo nga mungesa e përvojës. Kombi nuk nderron, pa marre parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. Në Kosove, Maqedoni, Greqi etj, prap mbesim Shqiptare...