Lajmet e fundit

Analisti Petrit Zogaj, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa, më së miri mund të përshkruhet me shprehjen status quo.
Ai ka deklaruar se tendenca e Mustafës për t'i margjinalizuar të gjithë ka zënë në befasi edhe partnerët e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe, njofton Klan Kosova.
"Shpejtësia e Isa Mustafës i ka befasuar edhe ata që kanë pasur dinamikë politike. Lista Serbe është stopuar pak për shkak të kryeministrit Mustafa, edhe për shkak të tendencës së tij për të margjinalizuar. Ligji i Trepcës dhe ai për Investime Strategjike shkuan në Kushtetuese sepse deputetët serbë menduan që mund të nxjerrin dicka. Por doli të mos jetë kështu. Kështu depuetët serbe u kthyen me kërkesë të re, që është Asociacioni. Tash po shihet që Mustafa nuk e ka problem që ta margjinalizojë edhe këtë kërkesë. Ai tha se Asociacioni do të ndërtohet sipas vendimit të Kushtetueses, i marrë para rreth një viti. Mustafa është kryeministër i status quo-së, ndaj synon ta përfundoj mandatin në këtë mënyrë. Ai i i vendosur parterët e koalicionit në status quo - edhe Partinë Demokratike të Kosovës, edhe Listën Serbe". /klankosova.tv