11.05.2017 · përditësuar para 3369 dite1 min lexim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja është e hapur për koalicion parazgjedhor me të gjitha partitë – përveç Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Për koalicione s’kemi vendosur ende, por jemi të hapur për koalicione parazgjedhore – do të diskutojmë me partitë dhe të shohim se çfarë do të vendoset, ndërkaq PDK-ja nuk është opsion”, pohoi Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Mustafa edhe njëherë ka përsëritur se veprimi i PDK-së, për të mos e respektuar marrëveshjen me LDK-në duke përkrahur mocionin e mosbesimit të opozitës për qeverinë, s’e ka dëmtuar aspak LDK-në, por vet Kosovën.
“PDK-ja veproi një anshëm, por nuk është dëmtuar LDK-ja fare, është dëmtuar Kosova”.
Zgjedhjet në Kosovë janë vendosur të mbahen me 11 qershor – ato do t’i kushtojnë Kosovës rreth pesë milionë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.